Barcelona ,ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e parakohshëm të huazimit të Yusuf Demirit nga Rapid Vienna.
Kuptohet se periudha e sulmuesit austriak në Katalunja u ndërpre për faktin se ata do të duhej ta bënin të përhershëm qëndrimin e tij në Camp Nou nëse ai arrinte një sasi të caktuar paraqitjesh,përcjell ORAinfo.
Në një situatë të pasigurt financiare dhe e fokusuar në forcimin diku tjetër, Barça zgjodhi të mos paguante 10 milionë euro që do të duheshin për të nënshkruar me 18-vjeçarin./ORAinfo/