Maldini ia bën dhuratë Piolit super mbrotjësin

11:30 | 20 Janar 2022

Pioli i qetë: Maldini ka gjetur emrin e ri për mbrojtjen.

Mungesa e Simon Kjaer për pjesën e mbetur të sezonit padyshim që ishte shndërruar në një problem serioz për skuadrën e Stefano Piolit, por ky problem tashmë duket se është zgjidhur.

E përditshmja britanike The Sun ka bërë të ditur që Rossonerët kanë vënë në shënjestër mbrojtësin e skuadrës së Tottenham, Japhet Tanganga.

Kuqezinjtë po kërkojnë huazimin e 22 vjeçarit por nga ana tjetër Spurs po kërkojnë që të arrijnë një marrëveshje për shitjen përfundimtare të tij.

Tottenham është e gatshme ta lërë Tangangan që të largohet për një shifër prej 25 milionë euro pasi tashmë mbrojtësi anglez nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.

Komento: