Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lecces.
Pjesa e parë është mbyllur 1-1, ku fillimisht ishin mysafirët që shënuan të parët me Arturo Calabresin.
Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi.
Kumbulla ka filluar të fitojë vendin në formacion me Jose Mourinhon.