Christoph Daum refuzon ta marrë drejtimin e Kosovës

23:29 | 20 Janar 2022

Trajneri gjerman, Christoph Daum ka konfirmuar refuzimin e ofertës së Kosovës.

Në një intervistë të gjermanit, ai ka konfirmuar se ka refuzuar një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për tu bërë trajner i “Dardanëve”.

“Së fundi kam marrë një ofertë nga Kosova të bëhem trajner i saj, por ashtu si ofertat nga Holanda dhe Belgjika, e hodha poshtë”, ka deklaruar Daum.

Daum ka qenë trajner i disa ekipeve evropiane në të kaluarën, si Koln, Stuttgart, Leverkusen, Besiktas, Fenerbahce e Frankfurt.

Komento: