Përveç Fatit, lëndohen edhe dy futbollistë të tjerë

13:01 | 21 Janar 2022

Përveç Fatit, Xavi tregon se dy futbollistë të tjerë kanë ndjerë shqetësime

Ansu Fati është dëmtuar sërish.

Ai është detyruar që të lërë fushën e lojës mbrëmë në minutën e 95’, për shkak të problemeve muskulore.

Xavi ka zbuluar se jo vetëm Fati, por edhe Jordi Alba, ka ndjerë disa shqetësime ani pse e ka vazhduar sfidën.

Po ashtu, edhe Pedri nuk është ndjerë mirë, por ka ndjesinë se nuk është diçka e madhe.

“Pedri nuk duket që ka diçka të madhe. Ansu është prekur shumë. Do të shohim shkallën e dëmtimit kur të bëhen më shumë teste. Do të shohim gjithashtu edhe Jordi Alban…”.

Komento: