Hidhet shorti i Copa del Rey, Real Madrid përballë kësaj skuadre

13:57 | 21 Janar 2022

Hidhet shorti i Copa del Rey, sërish Bilbao vs Madrid

Është hedhur shorti për fazën çerekfinale në Kupën e Mbretit.

Shorti ka hedhur përballë njëri tjetrit finalistët e Superkupës, Athletic Bilbaon dhe Real Madridin.

Reali fitoi atë finalen që u zhvillua ditë më parë, dhe tani, Bilbao do të kërkojë hakmarrje për t’i shkuar deri në fund Kupës së Mbretit, raporton Gazeta Express.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen me 2 shkurt, ato gjysmëfinale me 9 shkurt, kurse sfidat e kthimit me 2 mars.

Finalja e madhe e Kupës së Mbretit do të zhvillohet me 23 prill.

Komento: