Hajnat në shtëpinë e yllit të Man United, gruaja dhe fëmija ishin brenda

15:40 | 21 Janar 2022

Yllit të Manchester United i futen hajdutët në shtëpi.

Shtëpia e mbrojtësit suedez të Manchester United, Victor Lindelof ka qenë cak e disa hajdutëve, transmeton Insporti.com.

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp dhe vet gruaja e Lindelofit, Maja, në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shpjeguar se ka arritur të fshehët së bashku me dy fëmijët e saj, përderisa hajdutët ishin duke e thyer shtëpinë e tyre.

Megjithatë, e gjithë situata për familjen Lindelof ka kaluar pa ndonjë lëndim dhe tashmë janë kthyer në Suedi për ta kaluar këtë situatë.

Trajneri gjerman i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick e ka konfirmuar se e ka liruar Lindelofin për ndeshjen e nesërme kundër West Ham United në kuadër të Premier Ligës, për shkak të kësaj situate.

Komento: