Milan-Juventus, publikohen formacionet e mundshme

19:59 | 22 Janar 2022

AC Milan, do të përballet me Juventusin nesër në San Siro. Të dy klubet janë në kërkim të një fitoreje që do t’i afronte më shumë me Interin.

Kuqezinjtë do të presin Juventusin në San Siro, nesër në orën 20:45. Milan vs Juventus do të jetë ndeshja kryesore e xhiros së 23-të të Serisë A.

Kuqezinjtë duhet të rikthehen pas ndeshjes skandaloze kundër Spezias dhe të mos humbasin nga sytë Interin. Nga ana tjetër, bardhezinjtë kanë rikuperuar shumë pikë së fundmi,përcjell ORAinfo.

Së fundmi, për Milan-Juventus, trajneri Stefano Pioli do të ketë disa lojtarë të rikthyer nën urdhrat e tij. Davide Calabria është rikuperuar plotësisht dhe do të startojë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Romagnoli është rikthyer dhe do të jetë partner me Pierre Kalulu në mes me Theo Hernandez që plotëson katërshen e mbrojtjes.

Ismael Bennacer është kthyer në Milanello dhe në dispozicion për Juventusin. Sandro Tonali me siguri do të nisë nga minuta e parë, por emri i partnerit të tij është dyshimi më i madh i Piolit. Trajneri duket i orientuar t’i besojë Bennacerit, përndryshe do të jetë Kruniç që të luajë përkrah Tonalit në mesfushë.

Nuk ka ndryshime të rëndësishme përpara. Pioli ka vendosur të mbajë në stol Junior Messias pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Spezias. Kështu Alexis Saelemaekers do të konfirmohet në krahun e djathtë me Rafael Leao në të majtë. Brahim Diaz është i paprekshëm në rolin e mesfushorit sulmues.

Gjatë javës u duk sikur Oliver Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic kishin shanse të barabarta për të startuar kundër Juventusit. Sulmuesi francez ka qenë në formë të mirë kohët e fundit, por Pioli ka vendosur të mbështetet sërish te Ibrahimovic, pavarësisht paraqitjes së tij zhgënjyese kundër Spezias.


AC MILAN (4-2-3-1):
Maignan, Kalabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer (Krunic), Saelemaekers, Diaz, Leao, Ibrahimovic.

JUVENTUS (4-2-3-1): Szczensy, De Sciglio, De Ligt, Chiellini, Pellegrini, Locatelli, Rabiot, Cuadrado, Dybala, Mckennie, Morata. /ORAinfo/

Komento: