Konfirmohet, Barcelona po e shet yllin që e bleu 135 milionë euro

18:31 | 23 Janar 2022

Barcelona i ka thënë Ousmane Dembeles se ai do të shitet këtë muaj sepse ai po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re.

Sulmuesi francez, të cilin Barça e nënshkroi për 135 milionë funte në vitin 2017, i skadon kontrata në verë, përcjell ORAinfo.

Ousmane Dembélé është zyrtarisht jashtë projektit të Barcelonës dhe është menjëherë në treg. Drejtori sportiv Mateu Alemany e komunikoi përmes kanalit zyrtar të klubit:

“Me Ousmane dhe agjentët e tij filluam bisedat në korrik. Në këto 6-7 muaj kemi bërë disa oferta, duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara së bashku. Të gjitha ofertat u refuzuan sistematikisht nga agjentët.”

Barça nuk dëshiron të humbasë Dembelen për asgjë gjatë verës dhe ata duan të heqin pagat e tij nga librat e tyre. Kontrata e re që lojtari refuzoi të nënshkruante ishte me kushte të reduktuara./ORAinfo/

Komento: