Learta Jakupi, vazhdon të jetë nusja më e komentuar e show-bizzit.
Që kur ajo u bë pjesë e familjes së madhe të këngëtares së njohur, Shyhrete Behlulit, Learta gjithmonë ka qenë pjesë e vëmendjes së mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Ani pse është nënë e dy fëmijëve, Learta vazhdon të jetë një grua tejet aktive dhe shpeshherë udhëton edhe në Evropë.
Së fundmi ajo është parë në Zvicër, e shoqëruar me burrin e saj Kushtrimin.
Çifti kanë postuar një foto ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit. Në mbishkrimin e fotos Learta ka shkruar “Zemra ime”./ORAinfo/