
Të gjithë janë në pritje të derbit italian.
Ndeshja kryesor në Serie A për këtë javë është AC Milan – Juventus
AC Milan hynë në këtë ndeshje në kërkim të një fitoreje që do të bënte që ata ta ndjekin Interin, të cilët për momentin janë 5 pikë para tyre.
Para AC Milan është edhe Napoli që sonte shënoi fitore 4-1 kundër Salernitanas.
Për të arritur të një rezultat i volitshëm sonte nga minuta e parë për AC Milan kanë startuar Rafael Leao dhe Zlatan Ibrahimovic.
Në anën tjetër Juventus është duke luftuar për pozitën e katër në Serie A. Bardhezinjtë janë në një seri të mirë të fitoreve dhe për momentin kanë 41 pikë dhe janë në vendin e 5-të të Serie A.
Kështu ata do të kërkojnë një fitore që të arrin në kuotën e 44 pikëve duke kaluar kështu Atalantan që për momentin është në vendin e katër.
Në sulm sonte për Juventus ka startuar: Dybala dhe Alvaro Morata.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, McKennie; Dybala, Morata .