Donaldi nuk po e përballon mirë ikjen e Trixës.
Beatrixa u eleminua të premten nga Big Brother VIP.
E ajo edhe pak ditë para se të dilte shprehej e shqetësuar për botën që po e pret jashtë.
Edhe Donaldi nuk e ka përjetuar edhe aq mirë largimin e saj dhe gjithë kohën është shprehur i shqetësuar për të.
Si duket sot ai nuk e ka përjetuar edhe aq mirë pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia dhe të lërë lojën në mes.
Menjëherë pas kësaj deklarate Donaldi është thirrur në dhomë të rrëfimit, ku normalisht e kanë kerkuar për të biseduar lidhje me këtë frazë.
Për këtë i kanë shkruar ndjekësit edhe Olti Currit që i ka ikur ky detaj.
Përkundër faktit që mendohej se do të vazhdonte lojën më i fuqishëm si duket ai duket i përhumbur pas daljes së Trixës.