Milan po e transferon yllin nga Spanja për 30 milionë euro

12:16 | 24 Janar 2022

Milan transferon yllin e La Ligas për 30 milionë euro.

Paolo Maldini ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen në Spanjë.

Që nga fillimi i afatit kalimtar, Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Simon Kjaer.

Disa emra kanë përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve, por sipas raportimeve të fundit Maldini është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e yllit të La Ligas.

Daily Mail, shkruan se Milan do tentoj transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, Diego Carlos.

Carlos ka luajtur 29 ndeshje me Sevillan këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2024.

Komento: