
Skuadra nga Serie A, Salernitana është afër marrëveshjes me sulmuesin Diego Costa.
Mediat italiane kanë njoftuar se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me sulmuesin që është i gatshëm të transferohet në kampionatin italian.

Salernitana e sheh Costan si përforcim të denjë në luftën për mbijetesë.
Costa, aktualisht është lojtar i lirë.