Igli Tare në aksion, ja ku po synon ta huazojë Vedat Muriqin

20:14 | 25 Janar 2022

Vedat Muriqi mund të përfundojë te Mallorca.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nuk ka të ardhme te skuadra e Lazios dhe pritet të largohet gjatë kësaj jave, pra deri në fundin e merkatos.

Skuadra të shumta janë lidhur me emrin e tij, duke filluar nga Fenerbahce, CSKA Moscoë e WBA.

Por, sipas Alfredo Pedulla, lojtari është afër kalimit te skuadra spanjolle, Mallorca, përcjell lajmi.net.

Mallorca dëshiron ta ketë lojtarin në formë huazimi, me obligim blerjeje në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje konkrete sa i përket këtij planifikimi.

Komento: