
Mesfushori i Real Madridit, Isco përfundimisht do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
“El Chiringuito” ka shkruar të enjten se klubi e ka njoftuar Iscon se nuk do t’ia ofrojë rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni pasi trajneri Carlo Ancelotti nuk llogarit në të.
Bazuar në këtë, Isco qysh tash është i lirë të firmos parakontratë me ndonjë skuadër tjetër dhe thuhet se tashmë interesimi për spanjollin nuk mungon.

Krahas klubeve nga Katari, Isco ka marrë ofertë edhe prej Sevillas që po synon ta transferojë si lojtar të lirë në verë.
29-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2013 kurse këtë sezon ka vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat dhe vetëm dy gola të shënuar.