Lojtari i Juventusit mund të përfundojë te Milan

20:45 | 27 Janar 2022

Ka ende mundësi që Dejan Kulusevski të largohet nga Juve në ditët e fundit të merkatos dhe AC Milan i është ofruar.

E fundit nga Alfredo Pedulla thotë se Juve nuk e ka miratuar ende idenë e një marrëveshjeje huazimi me opsion blerjeje, por nuk përjashtohet që një gjë të tillë ta bëjë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Anësori suedez iu ofrua Milanit nga agjenti i tij dhe ata dhanë një përgjigje jo definitive,përcjell ORAinfo.

Nuk ka asnjë marrëveshje konkrete për formulën dhe me vetëm katër ditë nga dritarja e mbetur ka shumë gjëra që duhet të zgjidhen që Kulusevski të bashkohet me një nga rivalët e Juves, por gjërat mund të ndryshojnë ende.

Një tjetër opsion të çon te Arsenali, por siç u përmend më parë Juventusi duhet të hapet në formulën e një huazimi me opsion blerjeje, përndryshe ai ka gjasa të mbetet./ORAinfo/

Komento: