
Juventusi nuk bindet nga oferta e Aston Villas për Bentacurin
Aston Villa ka bërë një ofertë me vlerë 20 milionë euro plus bonuse për Rodrigo Bentancur, raporton Sky Sport Italia, por Juventus nuk është i bindur.
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, oferta e parë zyrtare tani është marrë nga skuadra e Premierligës, shkruan Gazeta Express.
Bëhet fjalë për 20 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, por çmimi i kërkuar ka qenë minimumi 25 milionë euro.
Kjo është për shkak se Juve i detyrohet ende Boca Juniors 30 për qind të çdo shifre të ardhshme transferimi si pjesë e marrëveshjes origjinale që ata arritën në vitin 2017.
Uruguaiani u ble për 15.7 milionë euro në atë kohë, si pjesë e negociatave që përfshinin Carlos Tevez.
Tani 24 vjeç, Bentancur bëri 26 paraqitje këtë sezon, duke kontribuar me tre asistime. Kontrata e tij me Juventusin zgjat deri në qershor të vitit 2024.
Bianconerët kanë dy opsione për të zëvendësuar Bentancurin, zgjedhja e parë është Nahitan Nandez në huazim nga Cagliari.
Një tjetër kandidat është Denis Zakaria, i cili i ka thënë Borussia Monchengladbach se nuk do të nënshkruajë kontratë të re, ndaj do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit aktual.