Milan ka një lajm të mirë

19:44 | 28 Janar 2022

Sot në Milanello ka qenë një seancë e rregullt stërvitore teksa vazhdojnë përgatitjet për derbin ndaj Interit pas pushimit një javë nga nesër.

Sipas asaj që raportohet nga MilanNews, skuadra kuqezi është stërvitur plotësisht sot në Milanello, përcjell ORAinfo.

Zlatan Ibrahimovic dhe Fikayo Tomori ishin gjithashtu të pranishëm, por ata punuan në palestër ndërsa vazhdojnë të rikuperohen nga problemet përkatëse të Akilit dhe gjurit.

Munguesit përfshijnë Franck Kessie i cili do të kthehet nga Kupa e Kombeve Afrikane të dielën në mbrëmje pasi ylli i Bregut të Fildishtë u eliminua, Fode Ballo-Touré i cili është ende në AFCON por është i lënduar, plus anëtarët e kombëtares italiane Davide Calabria, Alessandro Florenzi, Sandro Tonali dhe Alessio Romagnoli.

Pjesa tjetër e grupit u stërvit nën sytë e Stefano Piolit, por edhe Ricky Massara dhe Paolo Maldinit./ORAinfo/

Komento: