
Ditë më parë u zbulua që ajo është në lidhje dashurie.
Mbajti të fshehtë lidhjen, Albina Kelmendi zbulon arsyen.
Albina Kelmendi festoi ditëlindjen e cila mori një urim nga partneri i saj. Përmes një imazhi të publikuar në storien e tij në Instagram, Valon Vataj i uroi ditëlindjen partneres së tij, gjithashtu edhe e zyrtarizuan lidhjen.

Ndërkohë, Albina ka dhënë një prononcim për Prive e cila ka treguar arsyen e mbajtjes së fshehtë të lidhjes së saj.
Këngëtarja ndër të tjera shtoi se bashkë me partnerin e saj janë bërë gati për paragjykimet dhe komentet e publikuara për faktin se Valoni është baba i dy fëmijëve.

