
AC Milan, dukej i destinuar të sillte një qendërmbrojtës këtë muaj, por ata mesa duket kanë vendosur të presin deri në verë. Në vend të një zgjidhjeje afatshkurtër, ata do të bëjnë një investim më të madh atëherë.
Kuqezinjtë aktualisht janë pa Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori për shkak të lëndimeve dhe i pari do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit. Ndërkohë Tomori mund të humbasë derbin dhe kjo është ende një goditje e madhe,përcjell ORAinfo.

Me nisjen e merkatos së transferimeve, disa emra u lidhën me Milanin dhe disa emra dukeshin konkretë për një periudhë të shkurtër. Në pamundësi për të arritur objektivat e tyre kryesore këtë muaj, si Sven Botman apo Bremer, Paolo Maldini dhe Ricky Massara morën një vendim.
Sipas Rudy Galetti, merkato e kuqezinjve mund të konsiderohet e mbyllur në frontin e ardhshëm, që do të thotë se ata kanë shtyrë ndjekjen e tyre për qendërmbrojtësin deri në verë. Ndërkohë, ata po punojnë për të shkarkuar disa lojtarë. /ORAinfo/