Inzaghi i gatshëm për derbin e Milanos, rezulton negativ me koronavirus

15:06 | 30 Janar 2022

Inzaghi negativ në Covid-19: Gati për derbin e Milanos.

Simone Inzaghi ka rezultuar negativ në testimet për Covid-19.

Trajneri i Inter është shëruar nga koronavirusi dhe kësisoj do të jetë gati për ndeshjen derbi, ndaj Milan, përcjell lajmi.net.

45 vjeçari rezultoi pozitiv më 24 janar, por është rikuperuar shpejt dhe është kthyer me një test negativ.

Trajneri italian do të jetë tashmë gati për ndeshjen derbi të vikendit tjetër.

Inter synon fitoren ndaj Milan, për të thelluar distancën në krye të tabelës.

Rikthimi i Simone Inzaghi është një shtysë shtesë për skuadrën ‘Zikaltër’.

Komento: