Arrestohet Greenwood!

20:18 | 30 Janar 2022

Mason Greenwood, është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm këtë të dielë, pas postimeve të shpërndara në rrjetet sociale nga e dashura e tij Harriet Robson.

Në imazhe, një sërë fotografish të trupit të saj të rrahur janë postuar në historinë e saj në Instagram, ndërsa është shpërndarë edhe një videoklip,përcjell ORAinfo.

Një deklaratë nga Policia e Mançesterit u nda të dielën në mbrëmje, duke konfirmuar se lojtari i Manchester United ishte arrestuar ndërsa policia po heton çështjen.

“Policia e Madhe e Mançesterit u njoftua më herët sot (e diel 30 janar) për imazhet dhe videot e mediave sociale në internet të postuara nga një grua që raportonte incidente të dhunës fizike,” fillonte deklarata, e cila nuk përmendte specifikisht Greenwood.

“U nis një hetim dhe, pas hetimeve, mund të konfirmojmë se një mashkull rreth të 20-tave është arrestuar me dyshimin për përdhunim dhe sulm. Ai mbetet në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Hetimet janë në vazhdim”, thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: