Ky lojtar i Juventusit dëshiron t’i bashkohet Milanit

23:58 | 30 Janar 2022

Pas Dejan Kulusevskit, një tjetër anësor i Juventusit i është ofruar Milanit nga agjenti i tij Federico Pastorello.

Gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar të janarit, anësori i Juventusit, Dejan Kulusevski, iu ofrua Milanit në formë huazimi.

Çmimi i kërkuar i Juves prej mbi 40 milionë euro u konsiderua i paarsyeshëm nga kuqezinjtë për një lojtar që nuk ishte titullar i rregullt.

Përfundimisht Kulusevski u transferua në Tottenham Hotspur në huazim me një opsion për të blerë,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Kulusevski nuk është i vetmi anësor i Juventusit që i është ofruar kuqezinjve.

Gazetari Andrea Longoni, raporton se Federico Bernardeschi dëshiron të bashkohet me AC Milan dhe është propozuar ditët e fundit.

Federico Bernardeschi, bëhet një agjent i lirë në fund të sezonit dhe është në kërkim të një klubi të ri, pavarësisht se Juventusi i ofron atij një zgjatje të kontratës. 27-vjeçari ka shkarkuar së fundmi agjentin e tij të vjetër Mino Raiola dhe tani përfaqësohet nga Federico Pastorello.

Në vitin 2017, Juventus shpenzoi 40 milionë euro për të blerë krahun e djathtë shpërthyes nga Fiorentina. Italiani nuk ka qenë në gjendje të përsërisë të njëjtën formë te Bianconerët, pavarësisht se ishte titullar i rregullt nën drejtimin e shumë trajnerëve.

Bernardeschi ka bërë 23 paraqitje deri më tani duke shënuar një gol dhe duke dhënë gjashtë asistime. Kuqezinjtë do të vazhdojnë ta mbajnë emrin e tij në radarin e tyre me një analizë të detajuar që do të bëhet në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: