Aubameyangu ka arritur në Barcelonë, pritet t’i bashkohet ekipit të Xavit

14:05 | 31 Janar 2022

Gerard Romero shkruan se futbollisti nga Gaboni pritet të nënshkruajë me Barcelonën.

Raportohet se ka marrëveshje të plotë dhe lojtari është pajtuar për huazim me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Për kalimin e Aubameyangut te Barcelona është pajtuar Arsenali.

Sulmuesi kishte probleme tek Arsenali pasi kishte thyer rregulloren e klubit. Si rezultat i kësaj ai ishte suspenduar nga klubi anglez.

Komento: