Pas penalltive, PSG eliminohet nga Kupa e Francës

00:04 | 01 Shkurt 2022

PSG eliminohet nga Kupa e Francës pas penalltive.

Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Francës në 1/8 e finales nga Nice pas ekzekutimit të penalltive.

Parisienët ishin nikoqirë të Nice, në një ndeshje që u mbyll 0:0 pas 90 minutave.

Pas 14 penalltive, Nice fitoi 6:5, duke u kualifikuar kështu në çerekfinaln e Kupës së Francës.

Messi u rikthye si titular në këtë ndeshje, megjithatë nuk arriti të lërë gjurmë.

Ai ishte i pari që realizoi penalltinë, duke u treguar i saktë.

Për PSG-në penalltinë e realizuan Messi, Mbappe, Draqxler, Verratti dhe Bernat, kurse dështuan Paredes dhe Xavi Simons.

Komento: