Milan merr një lajm të mirë para sfides me Interin

15:40 | 01 Shkurt 2022

Skuadra e Milanit pritet të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq në derbin kundër Interit që luhet të shtunën për shkak se nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Ibrahimoviq u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen e fundit të Milanit, atë ndaj Juventusit të zhvilluar më 23 janar.

Që nga ajo kohë, Ibra ka punuar individualisht por ende nuk është rikuperuar dhe trajneri Stefano Pioli ka gjasa të jetë i detyruar të luajë pa sulmuesin duesez. Ibra ende ka dhimbje dhe gjasat janë të vogla që të jetë gati për derbin me Interin.

Këtë sezon, Ibra ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje në Serie A.

Komento: