Dybala me skuadër të re, nuk është Interi

16:42 | 02 Shkurt 2022

I plotëson kërkesat për pagën: Dybala me skuadër të re, nuk është Interi.

Paulo Dybala tashmë duket se nuk e ka durimin për të pritur më shumë Juventusin dhe ka vendosur që të largohet plotësisht falas gjatë kësaj vere.

Argjentinasi po kërkon 10 milionë në sezon, Zonja e Vjetër po ofron 7.5 milionë dhe kështu ka pasur një mosmarrëveshje të thellë mes dy palëve.

Nga ana tjetër Inter po pret me shumë dëshirë për largimin e tij por Dybala ka vendosur që për shkak të marrëdhënieve të mira me fansat Biankonerë mos të transferohet në Milano.

Për këtë arsye tashmë ai po shikon mundësinë e Manchester City, pasi Pep Guardiola ka kohë që po e kërkon atë dhe paratë nuk janë problem për Citizens.

Largimi i tij tashmë duket punë e kryer pasi Juventusi ka filluar të kërkojë një emër për ta zëvëndësuar atë.

Komento: