Vdes në moshën 21 vjeçare futbollisti i njohur shqiptar

18:34 | 02 Shkurt 2022

Në moshën 21 vjeçare ka vdekur futbollisti shqiptar, Aleksandër Llampi, i cili ishte në pronësi të klubit grek, Apollon Smyrnis.

“Sot po vuajmë për Aleksandrin tonë. Aleksandër Llampi, një prej fëmijëve tanë ka ndërruar jetë kaq herët. Në çastin kur po bënte atë që donte më shumë se gjithçka tjetër”.

“Ka luajtur futboll ashtu siç ka bërë që nga fëmijëria në departamentet e infrastrukturës së Apollos. Ai erdhi të nënshkruante kontratë profesionale dhe vazhdoi në formë huazimi te skuadra e Ilioupoli”, shkruhet në publikimin e skuadrës Apollon Smyrnis që i shpreh ngushëllim familjes së lojtarit…

Komento: