
Goli i Alex Berenguerit e ka vendosur çerekfinalen ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.
Berengueri të enjten në mbrëmje me gjuajtje të saktë në minutën e 89-të, ia siguroi Bilbaos gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Takimi i zhvilluar në stadiumin “San Mames” mes Bilbaos dhe Real Madridit përfundoi 1:0.
Në La Liga, Bilbao të hënën më 7 shkurt luan kundër Espanyolit.
Bilbao zë vendin e nëntë në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa Real Madridi është lider me 50 pikë. Është në rrugë të mirë që ta fitojë sërish La Ligën e Spanjës.