Ancelotti bëhet nervoz me mediat kur pyetet për Bale e Hazard

16:41 | 04 Shkurt 2022

Ancelotti pyetet për Bale e Hazard, humb durimin me mediat

Carlo Ancelotti ishte shumë i nervozuar me pyetjet e gazetarëve pas eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Gazetarët drejtuan pyetje ndaj tij për Gareth Bale e Eden Hazard, dhe kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit italian.

Bale e Hazard ishin lënë në bankën rezervë në fillimin e ndeshjes dhe trajneri u pyet nëse dyshja ishin ndëshkuar, apo çfarë ishte zgjedhja.

“Pse më pyesni për Bale e Hazard”, u përgjigj Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Pse nuk flisni për Ceballos, Carvajal? As ata nuk luajtën, dhe a duhet tani të supozojmë se edhe ata janë ndëshkuar”, shtoi italiani.

“Unë bëra vendimet e mia, por nëse do të ishit të sinqertë, do të flisnit edhe për Ceballos që nuk luajti asnjë minutë dhe të tjerët që ishin në bankë e nuk luajtën. Të gjithë janë në nivele të njëjta”, vazhdoi përgjigjen e tij Ancelotti.

Real Madrid pësoi ndaj Athletic Bilbao nga një gol i minutës së 89’, që u shënua nga Alejandro Berenguer.

Komento: