
Milan, synon të forcojë sulmin e tyre dhe ka rindezur interesin e tyre për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo raporton Sky Sport.
“Negociatat për rinovimin e Zaniolos si objektiv i radhës në rendin e ditës? Mbaj mend që një javë pas përfundimit të dritares së verës u tha të njëjtat gjëra. Me shumë ndershmëri mendoj se ky është momenti i kolektivit. Gjatë katër muajve të ardhshëm ne duhet të ndihmojmë menaxherin dhe lojtarët të përmirësojnë performancën e ekipit dhe të arrijnë rezultatet që të gjithë duam. Nuk është koha për të folur për interesa dhe rinovime individuale. Thjesht duhet të mendojmë për këta katër muaj dhe synimet tona për t’i arritur sepse për mendimin tim mund të kemi një sezon të mirë. A mund të garantoj që Zaniolo do të luajë për Romën vitin e ardhshëm? Jo nuk mundem, as unë dhe as kushdo nuk mundemi”.
Këto fjalë të folura nga drejtori i përgjithshëm i Romës, Thiago Pinto, një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, kanë shkaktuar shumë bujë në Itali. Qëndrueshmëria e Nicolo Zaniolo në Giallorossi është vënë në dyshim duke nxitur thashethemet për një largim gjatë verës.

Nga ana tjetër, Zaniolo, pavarësisht dëmtimeve të shumta që kanë ndikuar në rritjen e tij, mbetet një nga lojtarët më të mirë të futbollit italian. Mesfushori sulmues 22-vjeçar ka bërë 26 paraqitje këtë sezon duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asistime.
Me kontratën e tij që skadon pas dy vitesh, shanset që Roma mund të shesë Nicolo Zaniolo këtë verë janë shumë të larta sipas Sky Sport. Jose Mourinho ka vendosur një çmim të kërkuar për Zaniolo nga 30 deri në 40 milionë euro.
Juventusi është shumë i interesuar për Zaniolo, por AC Milan i është bashkuar garës për yllin italian raporton Sky Sport.
Rossonerët aktualisht kanë vetëm Brahim Diaz në atë pozicion, ndërsa Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers kanë qenë kryesisht të dobët në krahun e djathtë.
AC Milan pritet të bëjë investime të konsiderueshme gjatë verës për të përmirësuar pozicionin e mesfushorit sulmues dhe të krahut të djathtë. /ORAinfo/