“Bombë” në Itali: Depay transferohet në Serie A

10:05 | 05 Shkurt 2022

Nuk bën pjesë në planet e Xavit: Depay transferohet në Serie A.

Sulmuesi holandez i Barcelonës aktualisht është duke qëndruar jashtë fushave pasiqë po vuan nga një dëmtim muskular.

Mirëpo për Memphis Depay e ardhmja tek Barcelona nuk duket shumë premtuese sepse ai nuk është më një emër i pëlqyer nga Xavi.

Por një garë e madhe është duke u krijuar për të në Itali me Milanin dhe Interin që kërkojnë me çdo kusht të sigurojnë shërbimet e holandezit.

Pas largimit të Koeman edhe periudha e Depay duket se ka perënduar dhe vetë ylli i katalanasve është i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Muajve të ardhshëm do të jetë një betejë plotësisht në mes të dy gjigantëve të Milanos për ish futbollistin e Lyon, i cili është gati për aventurën e rradhës.

Komento: