Pas fitores së madhe, Maldini jep një super lajm për Milanin

22:53 | 05 Shkurt 2022

Milan ka dhënë një lajm të mirë.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Kontrata e sulmuesit veteran skadon në fund të sezonit, por Maldini tregoi se klubi dëshiron që ai të qëndrojë, përcjell ORAinfo.

“Nëse nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë, do ta thotë vetë. Ai dëshiron të vazhdojë për momentin.

Zlatan nuk do të jetë kurrë një barrë për këtë ekip, por gjithmonë një aset. Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme”, ka treguar Maldini. /ORAinfo/

Komento: