Festoi si i ‘çmendur’ pas golit të dytë, Pioli habitë me deklaratën e tij

10:39 | 06 Shkurt 2022

Stefano Pioli ka komentuar ndeshjen ndaj Inter.

Trajneri i skuadrës së Milan, Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Inter, dhe ka shprehur gëzimin e tij të madh.

Pioli foli edhe për festimin e tij pas golit të dytë dhe tha se ka qeshur shumë kur ka parë pamjet e vrapimit të tij.

“Unë qesha kur pash vrapimin tim. Nuk duket mirë. Por, gëzimi ishte shumë i madh, djemtë e mi treguan shpirt dhe shkuan përtej limiteve”, ka thënë Pioli, transmeton lajmi.net.

“Kemi të njëjtat pikë në këtë pikë sezoni sikur sezonin e kaluar, kështu që e dimë se kemi shumë për të bërë. Iu thash lojtarëve se duhet vazhduar të besojmë në vete”, shtoi trajneri italian.

Skuadrës së Piolit fitoren ia siguroi dy-golëshi i Olivier Giroud, në një sekuencë loje prej tre minutave.

Komento: