“Mbyllesha dhe pija nga dy ditë” Rooney zbulon problemet me alkoolin sa ishte te Man United

11:36 | 06 Shkurt 2022

Wayne Rooney ka zbuluar problemet e tij me alkoolin, në një intervistë të dhënë së fundmi.

Ikona e Manchester United ka pasur edhe ditët e tij të vështira sa ishte te Manchester United.

Këto probleme janë lidhur kryesisht me alkoolin. ‘Wazza’ thotë se ai mbyllej në shtëpi dhe pinte nga dy ditë radhazi.

“Në vitet e hershme te Manchester United, ndoshta derisa kishim djalin e parë, Kai, unë mbyllesha brenda. Nuk dilja kurrë”, ka thënë Rooney.

“Kishte kohë kur kishim ditë pushimi nga futbolli dhe unë mbyllesha brenda dhe vetëm pija, duke tentuar të largoja mendjen nga gjithçka”, shtoi ish sulmuesi.

Në intervistën e tij të dhënë për ‘Mail on Sunday’, Rooney ka thënë se me vitet që po ecin ai kontrollon më mirë nervozen dhe problemet e tij me alkoolin.

Komento: