
E ardhmja e Haaland duket se është në Spanjë.
Real Madrid ka bërë lëvizjen e parë për Erling Haaland duke kontaktuar agjentin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Mino Raiola, raporton Libertad Digital, përcjell ORAinfo.

Blancos po kërkojnë të transferojnë Kylian Mbappe si agjent i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij të skadojë me Paris Saint-Germain, por një norvegjez që po ka një formë shumë të mirë në Gjermani është gjithashtu në shënjestër./ORAinfo/