
Sipas një raporti, AC Milan synon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve dhe më pas të bëjë investime në afatin kalimtar të verës.
Raportohet se largimi tani i pashmangshëm i Franck Kessié e kjo do të thotë se drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të duhet të bëjnë një nënshkrim të madh për mesfushën, ndërkohë që nevojitet edhe një qendërmbrojtës, përcjell ORAinfo.
Të gjitha rrugët të çojnë në Lille, një klub me të cilin kuqezinjtë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.
Drejtuesit e kanë identifikuar prej kohësh Renato Sanches si zgjidhja më e mirë për të zëvendësuar Kessie me negociatat tashmë në vijim që ata do të përpiqen t’i mbyllin në javët dhe muajt e ardhshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për Sven Botman, i cili është qendërmbrojtësi i zgjedhur për të rritur cilësinë dhe forcën e repartit mbrojtës ./ORAinfo/
