Harrohet Donnarumma, Milan “thur” lavde për Maignanin

19:49 | 06 Shkurt 2022

Mike Maignan, bëri një paraqitje të mrekullueshme gjatë fitores së derbit kundër Interit mbrëmë, duke kujtuar se ai po krijon trashëgiminë e tij në Milano.

La Gazzetta dello Sport ,fokusohet në bëmat e portierit francez me një rubrikë të titulluar si më poshtë: ‘Maignan është portieri i Milanit, jo zëvendësuesi i Gigio Donnarumma’.

Këto janë fjalë të plota lavdëruese për ish-portierin e Lille, i cili ishte një protagonist i madh në derbin e djeshëm përkrah bashkatdhetarit të tij Olivier Giroud, përcjell ORAinfo.

Kishte pak skepticizëm për të kur mbërriti duke pasur parasysh atë që arriti në sezonin e fundit të Ligue 1, por Maignan ka prodhuar menjëherë mbrëmje speciale dhe i ka bindur tifozët se ata mund të jenë përmirësuar edhe në pozicionin e portierit.

Ai erdhi si kampion i Francës dhe tregoi se nuk ndjente asnjë presion mbi supet e tij, me derbin kundër Interit një tjetër tregues i madh se Milani bëri mirë që e transferoi atë./ORAinfo/

Komento: