
Paris Saint-Germain i ofroi Layvin Kurzawa-s në Lille në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Presidenti i Lille, Olivier Letang e zbuloi propozimin të dielën për Le Parisien, duke shpjeguar se pala e tij e refuzoi këtë ofertë, përcjell ORAinfo.

“Ne kemi dy mbrojtës të majtë tek të cilët kishim besim. Na u ofrua vërtet Layvin Kurzawa, por ne nuk donim të shkonim të largonim një lojtar të ri,” tha ai./ORAinfo/