
Mirlind Daku huazohet te klubi slloven Mura.
Mirlind Daku i është bashkuar Muras, klubit nga liga elitare e Sllovenisë, në një marrëveshje huazimi gjashtëmujor nga Osijeku.
Mura njoftoi se e ka huazuar sulmuesin e Kosovës Dakun deri në përfundim të këtij sezoni, nga klubi i ligës elitare kroate Osijek, raporton Gazeta Express.
“Mura është forcuar me sulmuesin nga Kosova, Mirlind Daku, i cili vjen nga klubi i ligës së pare kroate Osijek”, thuhet në një njoftim të klubit nga PrvaLiga.
Daku ka hasur në vështirësi të gjejë vend në skuadrën kroate edhe pas kthimit në klub nga Ballkani i Superligës së Kosovës në verë.
Kjo është hera e dytë që Osijeku e huazon 24-vjeçarin, të cilin e kishte blerë nga Llapi në vitin 2018 për rreth gjysmë milioni euro.
Daku i zhvilloi vetëm 12 ndeshje për Osijekun në pjesën e parë të sezonit pasi ishte kthyer nga huazimi nga Ballkani në 1.HNL, duke i shënuar tri gola. Ai po ashtu e shënoi një gol në tri ndeshje në garat e kupës.