Zyrtare: Prishtina arrin marrëveshje me Aleksandar Ristevskin

17:19 | 07 Shkurt 2022

Prishtina konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me Aleksandar Ristevskin.

Prishtina e ka prezantuar blerjen e Aleksandar Ristevskin si përforcimin e tyre më të fundit.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, klubi nga kryeqyteti i bëri të ditur detajet me lojtarin.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Prishtinës:

FC Prishtina nuk ka ndaluar së përforcuari skuadrën me futbollistë cilësorë.

Lojtari i radhës që vishet me ngjyrat bardhekaltër është Aleksandar Ristevski.

Qendërmbrojtësi së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit në elitën e futbollit maqedonas.

Ai është 29-vjeçar e kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri, ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.

Ristevski është aktivuar edhe për Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova dhe Struga para se të transferohet te Rabotniçki.

Ristevski është përforcimi i tetë dhe i fundit për këtë afat kalimtar.

Më parë me Prishtinën janë bashkuar edhe Bujar Pllana, Agim Zeka, Sadam Sulley, Adonis Aliu, Drilon Cenaj, Gentrit Begolli dhe Josip Tomasheviq.

Ristevski, që tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje, e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Komento: