
Niklas Sule prej sezonit të ri do të jetë pjesë e skuadrës së Borussia Dortmundit.
Mbrojtësi i Bayernit ka arritur marrëveshje personale me Dortmundin.
Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Dortmundit në rrjetet sociale.

Sule do t’i bashkohet Dortmundit në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë.
Skuadra gjermane nuk ka dhënë detaje të marrëveshjes me mbrojtësin 26-vjeçar.
