Milan merr lajmin e keq nga Ibrahimoviq

20:58 | 07 Shkurt 2022

Zlatan Ibrahimoviq mund të mungojë edhe më gjatë

Lëndimi i Zlatan Ibrahimoviqit duket shumë më serioz se që ishte parashikuar nga stafi mjekësor i skuadrës së Milanit.

Ibrahimoviqi u lëndua në ndeshjen kundër Juventusit më 23 janar dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet.

Thuhet se 40-vjeçari mund t’i mungojë Milanit edhe për një kohë të gjatë për shkak se lëndimi i pësuar është më i rëndë.

Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë bërë që lojtarit t’i nënshtrohet një rehabilitimi më të gjatë.

Komento: