
Marcelo do të largohet nga Real Madridi
Marcelo ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Mbrojtësit të krahut nuk do t’i vazhdohet kontrata që i skadon në verë pasi klubi nuk llogarit në shërbimet e tij.

34-vjeçari thuhet se mund t’i japë fund karrierës aktive si futbollist në verë.
Braziliani me gjithë ofertat ka gjasa të mëdha që të tërhiqet tërësisht.
Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007. Ai ka bërë 379 paraqitje duke shënuar 26 gola.