
AC Milan është ende në garë për të nënshkruar me Andrea Belotti, edhe nëse drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, vazhdon të shpresojë se ai mund të rinovojë ende.
Calciomercato raporton se si Vagnati u pyet disa ditë më parë nëse ai ende ushqen disa shpresa se Belotti mund të zgjasë qëndrimin e tij me Torinon. Dhe përgjitja e tij ishte…

“Duhet të ketë gjithmonë shpresa. Ai bëri histori, madje para se të bëjë zgjedhje të ndryshme do të mendojë për të më shumë se një herë”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.
Sigurisht që janë fjalë shprese që për momentin nuk korrespondojnë me një dialog të hapur mes klubit dhe kapitenit të tij.
Në fakt, raporti shton se Belotti është në fakt gjithnjë e më i vendosur për të nisur një aventurë të re nga e para diku tjetër.
Milan, Fiorentina dhe Napoli janë mundësitë që Belloti të transferohet në afatin e verës. /ORAinfo/