E ardhmja e Piolit, vjen lajmi i fundit nga Milani

15:58 | 08 Shkurt 2022

Stefano Pioli është shprehur i gatshëm të mbetet edhe për një kohë të gjatë te Milani.

Trajneri italian thuhet se ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se do t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës.

“Rossonerët” janë të gatshëm t’i ofrojnë Piolit kontratë trevjeçare pas rezultateve të mira këtë edicion.

Piolit kontrata me Milanin i skadon në fund të këtij sezoni. Ai është pjesë e “kuqezinjve” që nga viti 2019.

Këtë sezon Milani është në pozitën e tretë me 52 pikë pas 24 ndeshjeve në Serie A.

Komento: