Ylli i madh pritet të nënshkruaj kontratë 5 vjeçare me Milanin

20:59 | 08 Shkurt 2022

Theo Hernadez nuk do të largohet nga Milani, pavarësisht interesimeve të mëdha të gjigantëve evropian.

Mediat në Itali shkruajnë se Milani do të njoftojë shumë shpejt për vazhdimin e kontratës me Theon.

Kontrata e re do të jetë pesë-vjeçare, kurse aktualja i skadon në vitin 2024.

Raportohet se mbrojtësi francez dëshiron të rinovojë me Milanin dhe nuk do që të dëgjojë për ofertat e klubeve tjera.

Theo u transferua te Maliani nga Real Madridi në janar të vitit 2019 për 21.5 milionë euro.

Komento: