Ja kur pritet zyrtarizimi i Xherdan Shaqirit si lojtar i Chicago Fire

22:39 | 08 Shkurt 2022

Xherdan Shaqiri në vikend bëhet lojtar i Chicago Fire

Sulmuesi Xherdan Shaqiri në ditët e ardhshme pritet të kompletojë kalimin te skuadra amerikane, Chicago Fire.

Sipas “MLS”, marrëveshja mes Lyonit dhe Chicago Fire është kompletuar për 7.5 milionë dollarë dhe do nënshkruhet dhe zyrtarizohet këtë javë.

Përpos kësaj, Shaqiri në vikend do mund të njoftohet me bashkëlojtarët e rinj dhe që të stërvitet me ta.

Ndërkohë, debutimi pritet të jetë kur të nis sezoni pas afro dy javë e gjysmë.

Komento: