Lajm fantastik, pas gati 8 muajsh Arbër Zeneli rikthehet në stërvitje

17:25 | 09 Shkurt 2022

Arbër Zeneli është afër të rikthehet në fushën e gjelbërt.

Gati 8 muaj pas këputjes së ligamenteve, ylli kosovar ka nisur stërvitjet e para me top. Lajmin e ka publikuar babai i futbollistit, Avni Zeneli.

Arbëri ka gjasa që të rikthehet në formacionin e Reimsit në fillim të muajit mars.

Zeneli kishte këputur ligamentet në ndeshjen parapërgatitore ndaj Auxerre.

Komento: